Ndërlidhjet

Gjykata në SHBA, kundër martesës së të njëjtës gjini


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë federale amerikane, për herë të parë ka vendosur që të mbështesë ndalimin e një martese mes homoseksualëve, vendim ky jo i pritshëm dhe i cili pritet që të dërgojë çështjen në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara.

Gjykata e Apelit në SHBA, thotë se Kushtetuta amerikane nuk i ndalon shtetet për të definuar martesat ndërmjet një burri dhe një gruaje, dhe se vendimet e gjykatave nuk janë mënyra e duhur për të vendosur për këtë çështje.

Gjykata e Apelit, mbulon shtetin Michigan, Ohio, Tenesi dhe Kentaki

Kohët e fundit, Gjykatat e SHBA-së në të gjitha nivelet kanë qenë në favor të martesave të të njëjtës gjini.

Në tetor, qeveria e SHBA-së ka njoftuar se edhe gjashtë shtete të reja, kanë pranuar martesën mes njëjtës gjini, duke e rritur kështu numrin e shteteve që e pranojnë një gjë të tillë, në 32.

XS
SM
MD
LG