Ndërlidhjet

Gjermania shënon 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit


Pamje nga Muri i Berlinit, në vitin 1989.
Pamje nga Muri i Berlinit, në vitin 1989.

Sot, në Gjermani fillon festa tri ditore në shënim të 25 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e rritur në Gjermaninë lindore komuniste, do të jetë prirëse e ceremonisë përkujtimore për ata që u vranë duke u përpjekur që të largohen nga shteti shtypës.

Merkel, 60 vjeçare, ka thënë se ‘kurrë nuk do të harrojë këtë ditë', për të cilën është dashur që të presë plotë 35 vjet.

Festimet do të përfundojë me një festival gjigand në Berlin më 9 nëntor, kur edhe saktësisht shënohet 25 vjetori, i rënies së Murit të Berlinit.

Yje të muzikës rock dhe aktivistë veteran të lirisë do t’i bashkohen turmës, që pritët të numërojë me miliona pjesëmarrës.


XS
SM
MD
LG