Ndërlidhjet

Tanke e ushtarë rusë, hyjnë në lindje të Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Andriy Lysenko, ka thënë se 32 tanke, artileri të ndryshme dhe 30 kamionë të mbushur me municione dhe ushtarë, kanë hyrë nga Rusia në lindje të Ukrainës, më 6 nëntor.

Ndërsa sot, ai ka njoftuar se edhe një kolonë tjetër me kamionë rusë, kanë hyrë në Ukrainë, përmes pikës më të afërt kufitare.

Lysenko ka shtuar se pesë ushtarë ukrainas, dhe së paku 16 të trupa të tjerë, janë plagosur gjatë luftimeve përgjatë 24 orëve të fundit.

Para pak ditësh, Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka urdhëruar forcimin e sigurisë në jug dhe lindje të vendit, për t'u mbrojtur nga 'sulmet e mundshme të separatistëve të mbështetur nga Rusia'.

Nga konflikti mes separatistëve pro-rusë dhe forcave të qeverisë së Ukrainës, në lindje të Ukrainës, janë vrarë rreth 4 mijë persona, ndërsa janë shpërngulur mbi 800,000 persona.

Mes tyre luftimet po vazhdojnë, përkundër arritjes së marrëveshjes për armëpushim, më 5 shtator në Minsk.

XS
SM
MD
LG