Ndërlidhjet

Vazhdojnë sulmet kundër IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, në tre ditët e fundit, kanë kryer tetë sulme ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe gjashtë në Irak.

Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se shtatë sulme ajrore kanë goditur qytetin Kobani në Siri, që është shënjestër e rregullt e sulmeve, duke shkatërruar disa pozicione luftarake dhe depo armësh.

Një sulm tjetër, ndërkaq, ka ndodhur pranë qytetit Tall Abjad.

Në Irak, sulmet pranë Falluxhas, Ramadit dhe Hadithas kanë shkatërruar ose dëmtuar disa automjete të militantëve të Shtetit Islamik, ka thënë Komanda Qendrore e SHBA-së.

XS
SM
MD
LG