Ndërlidhjet

Nisin zyrtarisht festimet për rënien e Murit të Berlinit


Berlin, 7 nëntor 2014.
Berlin, 7 nëntor 2014.

Gjermania ka nisur zyrtarisht tre ditët e festimeve, me rastin e 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Muri, që ka ndarë Gjermaninë Lindore dhe Perëndimore, është shembur më 9 nëntor të vitit 1989.

Mijëra balona të bardha, të lidhura me tokë, përgjatë shtrirjes 15-kilometërshe të Murit, janë ndriçuar në muzg.

Kancerlarja gjermane, Angela Merkel, e cila është rritur në Gjermaninë lindore komuniste, po prin ceremonitë përkujtimore.

Më herët, ajo ka thënë se nuk do ta harrojë kurrë rënien e Murit të Berlinit, sepse ka pritur 35 vjet për ndjenjën e lirisë.

Festimet e sivjetme do të kulmojnë të dielën me një festival gjigant në Berlin, i cili pritet të ndiqet nga miliona njerëz.

Yje të rokut dhe veteranë të lirisë pritet të marrin pjesë po ashtu.

XS
SM
MD
LG