Ndërlidhjet

Stoltenberg flet për sigurinë në Afganistan


Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se forcat afgane të sigurisë po vdesin, sepse kanë marrë rolin udhëheqës në luftën kundër talibanëve.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një vizite në qytetin Herat të Afganistanit.

Shifrat e publikuara këtë javë kanë treguar se numri i ushtarëve dhe policëve afganë, të vrarë në beteja, ka arritur në 4,634 këtë vit, çfarë do të thotë 6.5 për qind rritje krahasuar me vitin 2013.

NATO-ja do të përfundojë misionin luftarak në Afganistan në fund të vitit 2014.

Rreth 12,000 trupa të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s do të mbeten atje për të trajnuar dhe mbështetur forcat afgane.

XS
SM
MD
LG