Anëtarë të dyshuar të një bande në Meksikë kanë thënë se kanë vrarë 43 studentë të zhdukur dhe se kanë djegur eshtrat e tyre.
Prokurori i përgjithshëm i Meksikës, Murillo Karam, ka thënë se do të jetë e vështirë të identifikohen mbetjet e djegura dhe se autoritetet do të vazhdojnë t’i konsiderojnë studentët të zhdukur derisa testet e ADN-së të konfirmojnë identitetin.
Karem i ka bërë këto komente gjatë një takimi me të afërmit e studentëve të zhdukur në Çilpançingo, kryeqytetin e rajonit të dhunshëm të Guereros.
Autoritetet janë në kërkim të studentëve prejse banda, e lidhur me policinë, ka sulmuar autobusët e tyre në qytetin Iguala, më 26 shtator.