Ndërlidhjet

Pentagoni s’e konfirmon hyrjen e kolonës ruse në Ukrainë


John Kirby
John Kirby

Zëdhënësi i Pentagonit, admirali John Kirby, ka thënë se “nuk ka raportim të pavarur operacional” për të konfirmuar pretendimet e Kievit se Rusia ka dërguar një kolonë të blinduar në lindje të Ukrainës, më 6 nëntor.

Kirby ka thënë se Penagtoni mund të konfirmojë “praninë e vazhdueshme” të batalioneve ruse përreth kufirit, që “nuk bëjnë asgjë” për të shtensionuar situatën në rajon.

Zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Andriy Lysenko, ka thënë se një kolonë ruse me 32 tanke, 16 topa dhe 30 kamionë me municion dhe ushtarë, ka hyrë në rajonin Luhansk të Ukrainës, më 6 nëntor.

NATO-ja ka thënë se nëse konfirmohet, ky raport do të jetë dëshmi e mëtejshme e përkrahjes direkte të Moskës për separatsitët pro-rusë, të cilët vazhdojnë të luftojnë forcat qeveritare të Ukrainës, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim, të arritur më 5 shtator.

XS
SM
MD
LG