Ndërlidhjet

SHBA: Vdes i plagosuri i katërt nga të shtënat në shkollë


Ilustrim
Ilustrim

Viktima e katërt, e cila është plagosur nga të shtënat në një shkollë në Uashington të Shteteve të Bashkuara, muajin e kaluar, ka vdekur.

Andrew Fryberg, 15 vjeç, ka qenë kushëri i vrasësit dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore që nga sulmi i 24 tetorit.

Jaylen Fryberg ka hapur zjarr me një pistoletë në kafiterinë e shkollës pranë qytetit Sitëll, para se të vriste veten.

Autoritetet kanë thënë Fryberg u ka dërguar mesazh pesë miqve për t’u takuar për drekë.

Pasi janë ulur në tavolinë, ai ka shtënë me armë.

XS
SM
MD
LG