Ndërlidhjet

Kina ndan 40 miliardë $ për “lidhjet në Azi”


Presidenti i Kinës, Xi Jinping.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Kina do të ndajë 40 miliardë dollarë për të ndihmuar lidhjet midis vendeve aziatike.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka bërë njoftimin gjatë takimit në Pekin me liderët e Bangladeshit, Kamboxhisë, Laosit, Mongolisë, Birmanisë, Pakistanit dhe Taxhikistanit.

Xi ka thënë se qëllimi i kësaj shume është që “të thyejë pengesat e lidhjeve në Azi”.

Ai ka shpjeguar se paratë do të investohen në infrastrukturë, burime natyrore, si dhe në bashkëpunimin industrial.

Xi ka thënë se fondi do të jetë i hapur dhe se mirëpret investitorët nga Azia dhe më gjerë që të marrin pjesë në projektet e zhvillimit.

XS
SM
MD
LG