Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Bagdad


Bagdad - foto arkivi
Bagdad - foto arkivi

Disa sulme me makina bombë kanë goditur të shtunën lagjet shiite të Bagdadit, duke vrarë së paku 33 njerëz dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Zyrtarët kanë thënë se sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur në qarkun Karrada, duke vrarë 10 njerëz.

Sulmet e tjera me bomba kanë goditur lagjet Amil, Amen, Zafranijah dhe Sader Siti.

Bagdadi goditet shpesh nga sulmet, përgjegjësinë e të cilave e marrin militantët e Shtetit Islamik.

Militantët sunitë, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të Irakut, i konsiderojnë shiitët si të pafe.

XS
SM
MD
LG