Ndërlidhjet

Protesta antiqeveritare në Baku


Baku, 9 nëntor 2014.
Baku, 9 nëntor 2014.

Këshilli Kombëtar i Forcave Demokratike në Azerbajxhan është duke mbajtur një protestë në Baku, kundër shtypjes së shoqërisë civile.

Pjesëmarrësit janë tubuar në stadiumin Mahsul për të protestuar kundër arrestimeve të fundit të aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe për të kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve politikë.

Organizatorët e protestës po ashtu i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta mbajë përgjegjëse Qeverinë e Azerbajxhanit për aksionet kundër aktivistëve.

Disa aktivistë, përfshirë Leyla Yunus dhe bashkëshortin e saj, janë burgosur muajve të fundit dhe janë akuzuar për krime që përfshijnë tradhtinë.

Mbështetësit e tyre thonë se akuzat janë të fabrikuara dhe të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG