Ndërlidhjet

Sulm në një pub në Ukrainë


Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokurorët në qytetin veri-lindor Kharkiv të Ukrainës, kanë hapur një hetim për sul 'terrorist’, lidhur me shpërthimin që plagosi 11 njerëz në një pub, të dielën, më 9 nëntor.

Në pub, kishte ushtarë dhe forca të sigurisë të cilët po ktheheshin për në jug, nga konflikti me rebelët pro-rusë.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të së dielës, në pub-in e quajtur ‘Stina’, vend ky që përdoret edhe për mbledhje të fondeve dhe organizimeve tjera, për të ndihmuar forcat e vendit dhe refugjatët që kanë ikur nga zona e konfliktit.

Pronari i pub-it, Mykhaylo Ozerov, beson se sulmi ka ndodhur, pikërisht për shkak organizimeve të tilla.

Ndryshe, mes autoriteteve të Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë, po luftohet nga muaji prill, duke lënë të vdekur më shumë se 4,000 persona.

XS
SM
MD
LG