Ndërlidhjet

Arrestohen edhe 4 persona, me dyshimin për vrasjen e çiftit të krishterë


Pakistan, vendi ku është vrarë çifti i krishterë.
Pakistan, vendi ku është vrarë çifti i krishterë.

Gjykata për anti-terrorizëm në Pakistan, ka arrestuar edhe katër persona të tjerë, të dyshuar për vrasjen e një çifti të krishterë, ka thënë një zyrtar.

Shehzad Masih dhe gruaja e tij Shama Bibi, janë rrahur deri në vdekje, në mesin e një mase të përbërë nga 1,500 myslimanë, dhe më pas trupat e tyre janë djegur.

Rasti ka ndodhur javën e kaluar, si reagim i myslimanëve ndaj çiftit, të cilin e kanë akuzuar se ka përdhosur Kuranin, duke hedhur fletë të saj në bërllog.

Incidenti tragjik, ka ndodhur saktësisht më 4 nëntor, afër qytetit Kot Radha Kishan, 60 kilometra në jug-perëndim të Lahores.

Ky rast, ka zgjuar protestat e të krishterëve në Pakistan dhe të përfaqësuesve të të drejtave të njeriut.

Katër të dyshuarit për vrasjen e çiftit, do të qëndrojnë në paraburgim, fillimisht deri më 19 nëntor, ndërkohë që do të vazhdojnë hetimet ndaj tyre.

Ndryshe, edhe 39 persona të tjerë, janë arrestuar ditë më parë, nën dyshimet se kanë qenë të përfshirë në këtë vrasje.

XS
SM
MD
LG