Ndërlidhjet

EULEX, mirëpret ekspertin që do të hetojë akuzat për korrupsion


Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Gabriele Meucci
Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Gabriele Meucci

Pas njoftimit për caktimin e ekspertit ligjor të pavarur, për të hetuar akuzat për korrupsion ndaj EULEX-it, përfaqësues të kësaj të fundit kanë thënë se e mirëpresin dhe se do të bashkëpunojnë me të.

Të hënën, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, ka emëruar, Jean Paul Jacque, si ekspert ligjor të pavarur dhe me përvojë për shqyrtimin e përmbushjes së mandatit me përqendrim në trajtimin e pohimeve për korrupsion.

“Unë e mirëpres ardhjen e z.Jacque në Prishtinë. Ky shqyrtim është në pajtim me dëshirën time për ta aplikuar politikën e zero tolerancës ndaj korrupsionit”, ka thënë udhëheqësi i Misionit, Gabriele Meucci.

Përmes një dejklarate për media, ai shton se EULEX, do të vazhdojë ta zbatojë mandatin e tij dhe të punojë me institucionet e Kosovës për ndërtimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

XS
SM
MD
LG