Ndërlidhjet

Thaçi përgëzon Ramën për deklaratat rreth Kosovës


Rama dhe Thaçi - foto arkivi
Rama dhe Thaçi - foto arkivi

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar si të rëndësishme vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Serbi.

“Besoj se kjo vizitë historike dhe nënshkrimi i tri marrëveshjeve të rëndësishme të bashkëpunimit po shënojnë një kapitull të ri të ndërtimit të raporteve të mira e me baza të shëndosha mes dy popujve. Përgëzoj veçanërisht homologun Rama për qëndrimin që mbajti lidhur me domosdoshmërinë e njohjes së realitetit të Kosovës së pavarur, për mbështetjen që i dha dialogut Prishtinë-Beograd, si dhe për solidaritetin që dëshmon për bashkombasit tanë të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Thaçi po ashtu ka shfaqur shpresën që dialogu i drejtpërdrejtë mes liderëve të dy shteteve për çështjet e hapura, që është zhvilluar kësaj radhe, të vazhdojë edhe në të ardhmen, me vullnet të mirë, kurajë dhe sinqeritet.

XS
SM
MD
LG