Ndërlidhjet

Evropa përkujton 96 vjetorin e mbarimit të Luftës Parë Botërore


Pamje në Francë, gjatë shënimit të 96 vjetorit, të përfundimit Luftës Parë Botërore.
Pamje në Francë, gjatë shënimit të 96 vjetorit, të përfundimit Luftës Parë Botërore.

Evropa, shënon 96 vjetorin e armëpushimit, prej të cilit ka përfunduar Lufta e Parë Botërore.

Për nder të këtij përvjetori, janë mbajtur disa ceremoni, në vende të ndryshme të Evropës.

Në veri të Francës, Presidenti Francois Hollande, do të përurojë një memorial të luftës, ku prezentë do të jenë edhe zyrtarë nga Gjermania, Britania dhe Belgjika.

Ky memorial, do të mbajë emrat e rreth 600,000 ushtarëve, që kanë vdekur në rajon, gjatë luftës.

Ky vit, shënon një datë të veçantë, sepse 2014-ta, është 100 vjetori i fillimit të Luftës Parë Botërore.

XS
SM
MD
LG