Ndërlidhjet

BE, nuk i heq sanksionet ndaj Rusisë


Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politika Rajonale, Johannes Hahn.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politika Rajonale, Johannes Hahn.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politika Rajonale, Johannes Hahn, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se është ‘mëse e qartë’ se nuk do të ketë reduktim të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

Hahn, ka thënë se BE, pas arritjës së armëpushimit të konfliktit në Ukrainë, pati filluar të diskutojë, uljen e sanksioneve ndaj Rusisë, por siç thotë ai ’ngjarjet e fundit në lindje të Ukrainës vetëm i kanë forcuar ato’.

Madje sipas tij, disa përfaqësues të BE-së, po duan që të shtohen sanksionet ndaj Rusisë.

Hahn, po ashtu ka bërë të ditur, se e ka në plan që të vizitojë Ukrainën, para festës së Krishlindjeve.

Ai tregojë se konferenca e donatorëve për Ukrainën, të cilën BE ka planifikuar që ta organizojë këtë vit, do të mbahet më 2015, kjo për shkak se, në ndërkohë, Brukseli është duke shikuar për një strategji të qartë se ku duhet të drejtohen investimet.


XS
SM
MD
LG