Ndërlidhjet

Sulme vetëvrasëse në Irak, vriten 15 persona


Ilustrim
Ilustrim

Dy sulme të ndara vetëvrasëse në Irak, kanë vrarë, sot, më së paku 15 persona, mesin e të cilëve edhe ushtarë.

Sulmi i parë ka ndodhur në veri të qytetit Baiji, pjesë kjo që ushtria e vendit po mundohet që ta kontrollojë, për të parandaluar zgjerimin e militantëve të Shtetit Islamik (IS).

“Sulmuesi është futur në mesin e një turme të ushtarëve, ku nga shpërthimi janë vrarë 6 ushtarë dhe 2 civilë”, ka thënë kryetari i Baijit, Mohammed Mahmoud.

Kurse shpërthimi i dytë ka ndodhur në veri të Bagdadit, ku një sulmues me makinë me bombë, ka vrarë 7 ushtarë dhe plagosur 13 të tjerë.

Sulmuesit janë identifikuar si pjesëtarë të IS.

XS
SM
MD
LG