Njoftohet se 220 persona janë arrestuar dhe 23 policë janë lënduar, gjatë përleshjeve, më 11 nëntor në Varshavë.
Dhuna ka ndodhur, derisa vendi po kremtonte Ditën e Pavarësisë së Polonisë.
Huliganët, disa të maskuar, kanë hedhur gurë e fishekzjarre në drejtim të policëve. Më pastaj, policia i’u është përgjigjur me topa uji.
Këta persona ishin në mesin e mijëra njerëzve, të cilët morrën pjesë në një marsh, të organizuar nga grupe ekstremiste nacionaliste.
Ndryshe, Polonia ka shënuar pavarësinë, e fituar pas Luftës së Parë Botërore.