Ndërlidhjet

Ebadi: Të drejtat e njeriut në Iran, më keq se kurrë


Shirin Ebadi
Shirin Ebadi

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, iranianja, Shirin Ebadi, thotë se të drejtat e njeriut në Iran janë të tmerrshme, madje sipas saj, ato janë edhe më keq tani nën udhëheqjen e Presidentit, Hassan Rohan, se që ishin në kohën e ish-presidentit, Mahmud Ahmadinejad.

Ebadi, avokate dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, thotë se dallimi qëndron tek fakti se, Ahmadinejad ka punuar për të kufizuar të drejtat e njeriut, ndërkohë që Rohani, ka premtuar që do të lehtësojë kufizimet e shprehjes dhe se do të eliminojë diskriminimin ndaj grave dhe minoriteteve.

“Por Rohani nuk mund të bëj shumë. Ekstremistët e arshpër vazhdojnë të dominojnë”, ka thënë Ebadi.

Ajo ka folur për Associated Press në Nju Jork, ku po bën fushatë që Asambleja e Kombeve të Bashkuara (OKB), të mbështesë një rezolutë, përmes së cilës shfaqen shqetësimet e ‘shkeljeve të rënda të vazhdueshme dhe të përsëritura të të drejtave të njeriut’, në Iran.

Ndryshe, Rohani i zgjedhur vitin e kaluar, ka premtuar se do të jetë më i hapur dhe se do të forcojë marrëdhëniet diplomatike me Perëndimin, por ai ka hasur në kundërshtimet e konservatorëve të linjës së ashpër të vendit mysliman, lideri suprem i së cilës është një klerik islamik.

Avokatja Ebadi, ka marrë çmimin Nobel për Paqe, në vitin 2003, për aktivitetet e saj të mëdha, për të drejtat e njeriut në Iran.

XS
SM
MD
LG