Ndërlidhjet

Izraeli paralajmëron botën për programet bërthamore të Iranit


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar fuqitë botërore lidhur me marrëveshjen, që ka për qëllim të frenojë programin bërthamor të Iranit.

Netanyahu, ka folur para Asamblesë së Federatës Hebreje të Amerikës Veriore, përmes satelitit, nga Jerusalemi.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë caktuar datën 24 nëntor, si e fundit për të arritur marrëveshjen, e cila kërkon nga Irani që të mos zgjerojë aktivitetet e saj bërthamore.

Ndërsa si përgjigjje për këtë marrëveshje, Perëndimi dhe Kombet e Bashkuara kanë thënë se do t’i heqin sanksionet ndaj Tehranit.

Por lidhur me këtë marrëveshje, kryeministri i Izraelit thotë:” Është e qartë që Irani po dëshiron që t’i hiqen sanksionet, të cilat kanë ndikuar në ekonominë e saj, por ky vend po ashtu duhet të tregojë haptas, që nuk është e përgatitur që të shfuqizojë programet e saj bërthamore”.

XS
SM
MD
LG