Ndërlidhjet

Taxhikistani arreston 12 ekstremistë islamik


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Taxhikistan, kanë arrestuar 12 persona, të dyshuar se janë marrë me rekrutimin e banorëve të provincës Sugud, që t’iu bashkangjiten militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Zyrtarë nga Ministria e Brendshme, në rajonin, Khujand, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, sot, se policia ka gjetur dy pushkë dhe municione në shtëpinë e të dyshuarit, Najmiddin Shamsiev, i cili konsiderohet se ka udhëhequr me grupin.

Hetuesit thonë se të arrestuarit janë anëtarë të grupit të lidhur me IS, ‘Jamaat Ansarullah’.

12 të dyshuarit, akuzohen për krim të organizuar dhe mbajtje të armëve ilegale.

Autoritetet në Taxhikistan dhe në vende tjerë të Azisë Qendrore, kanë thënë se qindra qytetarë të tyre, kanë udhëtuar për në Siri, për t’ju bashkuar militantëve të IS.

XS
SM
MD
LG