Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Irak


Të paktën 15 persona kanë vdekur, ndër ta edhe disa policë, si pasojë e sulmeve me bomba që u bënë në dhe përreth Irakut,dhe lanë të plagosur dhjetëra të tjerë.

Një nga sulmet vdekjeprurëse ndodhi në lagjen Youssifiyah në jug të Bagdadit, ku një makinë-bombë shpërtheu në një pikë kontrolli të ushtrisë, duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur më shumë se 20.

Disa minuta më vonë, një sulmues vetëvrasës sulmoi afër një stacioni policor, duke vrarë 4 persona dhe duke plagosur 10.

Nga të vdekurit, të paktën 6 ishin oficerë policorë.

Më herët gjatë ditës, në Mansour, një makinë-bombë shpërtheu afër një rruge tregtare, ku i la të vdekur 5 civilë dhe plagosi 12.

Sulme të tilla në kryeqytetin e Irakut, vrasin qindra njerëz çdo muaj.

XS
SM
MD
LG