Ndërlidhjet

Rrëzohet një helikopter armen në Azerbajxhan


Ushtria e Azerbajxhanit thotë se ka rrëzuar një helikopter të tipit Mi-24 afër territorit Nagorno-Karabakh, dhe raportohet për tre persona të vrarë.

Në një komunikatë për shtyp nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se trupat ushtarake u sulmuan nga ky helikopter, që sipas tyre, i përkiste shtrish së Armenisë.

Thuhet se trupat e Azerbajxhanit kanë kthyer zjarrin dhe kanë rrëzuar helikopterin.

Ministria e Mbrojtjes nuk raportoi për të vdekur.

Të vetë-shpallurit "forcat vetëmbrojtëse” të Nagorno-Karabakh, një rajon i kontrolluar nga armenët, thanë së një helikopter i tyre u rrëzua gjatë një trajnimi.

Agjencia e lajmeve ruse Interfax tha se autoritetet separatiste thanë që tre persona u vranë dhe se fluturakja nuk ka paraqitur rrezik për trupat e Azerbajxhanit.

Separatistët armenë morën zonën Nagorno-Karabakh nga Azerbajxhani gjatë një lufte në fillim të viteve 90.

XS
SM
MD
LG