Ndërlidhjet

Prokurori i FIFA-s apelon vendimin për Rusinë e Katarin


Michael Garcia
Michael Garcia

Prokurori i Federatës Botërore të Futbollit, Michael Garcia, ka thënë se do të apelojë vendimin e FIFA-s për të mbyllur hetimet në procesin se si Rusia dhe Katari kanë fituar të drejtën e organizimit të Kupës së Botës.

Garcia ka thënë se raporti i publikuar sot nga gjykatësi etik i FIFA-s, Joachim Eckert, përmban fakte të pasakta.

FIFA ka thënë përmes një deklarate se nuk ka arsye për rihapjen e procesit të ofertave.

Ajo ka thënë se nuk ka gjetur prova për akuzat për ryshfet gjatë votimit për vendet nikoqire.

Sipas FIFA-s, Kupa e Botës do të mbahet në Rusi më 2018 dhe në Katar më 2022, ashtu siç është planifikuar.

XS
SM
MD
LG