Ndërlidhjet

Poroshenko shpall festa të reja zyrtare


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka shpallur dy festa të reja zyrtare.

Në ueb-faqen e presidencës thuhet se 21 nëntori është shpallur Dita e Dinjitetit dhe Lirisë, ndërsa 22 janari Dita e Unitetit.

Më 21 nëntor të vitit 2013, ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka njoftuar se vendi i tij nuk do të nënshkruajë marrëveshjen e asociimit me Bashkimin Evropian dhe se do të kërkojë lidhje më të mira ekonomike me Rusinë.

Kjo ka çuar në protesta antiqeveritare, të cilat kanë pasuar me rënien e Yanukovychit dhe të qeverisë së tij tre muaj më vonë.

Njoftimi i presidencës po ashtu thotë se 21 nëntori do të përkujtojë edhe Revolucionin e Portokalltë të vitit 2004.

Ndërkaq, më 22 janar, 2014, protestuesit e parë kundër Yanukovychit janë qëlluar për vdekje gjatë përleshjeve me policinë, andaj kjo datë do të kujtohet si Dita e Unitetit.

Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në muajin mars dhe mbi 4,000 njerëz kanë vdekur në konfliktin midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG