Ndërlidhjet

IS, poston video: Nuk ndalemi, edhe nëse mbetet vetëm një luftëtar


Udhëheqësi i IS, Abu Bakr al-Baghdadi.
Udhëheqësi i IS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Militantët e Shtetit Islamik (IS), më 13 nëntor, kanë postuar një video, e cila thuhet se është bërë nga udhëheqësi i këtij grupi, Abu Bakr al-Baghdadi, dy ditë pasi që disa zëra kanë thënë se ai ka vdekur, nga sulmet ajrore.

Në këtë video, 17 minutëshe, një person i cili thotë se është Baghdadi, nuk i është drejtuar askujt direkt, lidhur me sulmet ajrore ndaj tyre, por përmend zhvillimet e tyre.

Ai thotë se ‘luftëtarët e IS, nuk do të ndalen kurrë, edhe nëse mbetet vetëm një luftëtar”

Ai po ashtu ka shtuar, se koalicioni ndërkombëtarë i udhëhequr nga SHBA-të, është duke dështuar, dhe se shpallja e ‘kalifatit’ nga Shteti Islamik, është zgjeruar në Arabinë Saudite, Jemen, Egjipt, Libi dhe Algjeri.

XS
SM
MD
LG