Ndërlidhjet

Ebola përhapet në Mali, shtohen kontrollat


Ilustrim
Ilustrim

Pas paraqitjes së rasteve të reja të sëmundjes Ebola, Afrika Perëndimore, po nxiton që të imponojë masa të rrepta, për të frenuar virusin vdekjeprurës.

Kontrolla shëndetësore përgjatë kufijve të Malit është rritur pas vdekjes së një infermiere 25 vjeçare, e cila e morri sëmundjen nga një imam i Guines.

Më 13 nëntor, një mjek nga i njëjti spital është diagnostifikuar me sëmundjen.

Më shumë se 90 persona, janë vendosur në një karantinë në kryeqytetin e Malit, Bamoko.

Rasti i parë i paraqitur në Mali, ishte 2 vjeçarja e infektuar në Guinea, e cila ka vdekur në muajin tetor.

Në Liberi, më 13 nëntor, Presidentja, Ellen Johnson Sirleaf, ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në muajin gusht, por ka bërë me dije se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

Nga numri i të vdekurve me Ebola që është 5,150, prej tyre vetëm në Liberi kanë vdekur 3,000.

XS
SM
MD
LG