Ndërlidhjet

Tensionet Rusi-Perëndim, temë kryesore në samitin G20


Ilustrim
Ilustrim

Tensionet mes Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe liderëve perëndimorë, pritet të jenë në qendër të vëmendjes gjatë takimit të G20 që do të mbahet në qytetin australian, Brisbane.

Zyrtarët australian kanë thënë se samiti i Grupit 20, që do zgjasë dy ditë 15 dhe 16 nëntor, duhet të përqëndrohet në nxitjen e krijimit të vendeve të punës dhe forcimin e ekonomisë globale.

Por, pas parasysh që samiti vjen në kohën e tensioneve në lindje të Ukrainës dhe raportimeve të fundit për dërgimin e forcave dhe armëve ruse atje, pritet që takimi të fokusohet në këtë problem.

Ndërkohë që Moska, vazhdon të mohojë se ka dërguar ushtarë dhe armë në lindje të Ukrainës, për të ndihmuar separatistët pro-rusë, nga konflikti i së cilës prej muajit prill, kanë vdekur më shumë se 4 mijë njerëz.

Raportet mes Rusisë dhe Australisë janë tensionuar, pas rrëzimit në muajin korrik të avionit ‘Malaysian Airlines’ në lindje të Ukrainës.

Në mesin e 298 njerëzve në bord që kanë gjetur vdekjen, prej tyre 38 ishin australian.

Shtetet perëndimore, besojnë se avionin e kanë rrëzuar separatistët pro-rusë, me një raketë tokë-ajër, të marrë nga Rusia.

XS
SM
MD
LG