Ndërlidhjet

Qytetarët e Kosovës të ndikuar nga radikalizmi


Në një anketë të bërë nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, rreth 40 për qind e qytetarëve të Kosovës mendojnë se "myslimanët në Kosovë janë ndikuar më shumë, ose deri në një masë nga format ekstreme radikale të islamit, gjatë dy viteve të fundit".

Të dhënat e kësaj ankete tregojnë se 52 për qind e të anketuarve që konsiderojnë se qytetarët e Kosovës me gjasë po ndikohen nga grupet radikale fetare i përkasin grupmoshës 18 – 24 vjeç.

Qytetarët po ashtu janë pyetur edhe për opinionin e tyre lidhur me mundësinë që Kosova të bëhet cak i sulmeve terroriste.

Gjetjet tregojnë se një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës "konsiderojnë se ka pak apo shumë pak gjasa që Kosova të behët objekt i sulmeve terroriste, megjithatë një pjesë e konsiderueshme e tyre prej 32.5 për qind e konsiderojnë si të mundshme që Kosova të bëhet cak i sulmeve terroriste".

Këto rezultate janë bazuar në mostër të anketës me 1,306 qytetarë të Kosovës mbi moshën 18 vjeçare dhe ka përfshirë të gjitha komunat dhe rajonet e Kosovës, duke mbuluara zonat rurale dhe urbane.

XS
SM
MD
LG