Ndërlidhjet

Rusia akuzon OSBE-në se po i mban anën Kievit


Rusia ka akuzuar misionin monitorues të OSBE-së në lindje të Ukrainës, që po i mban anën Kievit.

Përmes një deklarate më 14 nëntor, Ministria e Jashtme tha se Moska "është e brengosur me qasjen që misioni monitorues i OSBE-së e ka shprehur së fundmi".

U tha se "ekziston përshtypja se përpjekjet e misionit janë vetëm për t'i asistuar njërës anë të konfliktit, asaj të autoriteteve të Kievit".

Deklarata paralajmëroi se qasja e misionit ka minuar besimin në punën e tij.

Një raport i OSBE-së më 11 nëntor tha se mbikëqyrësit kishin parë konvoj ushtarak duke u futur nga Rusia në qytetin e Donjeckut.

Moska ka mohuar se k dërguar trupa ushtarakë apo armë përtej kufirit të Rusisë.

XS
SM
MD
LG