Ndërlidhjet

Policia e Kosovës konfiskon 21 kg drogë, arreston një person


Policia e Kosovës në mbrëmjen e së enjtes ka arrestuar një person, pasi të njëjtit i janë konfiskuar 21 kilogramë drogë të tipit marihuanë.

Përmes një komunikate për media, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës bën të ditur se e ka realizuar me sukses këtë operacion policor.

"Njësitet nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe Forenzika kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe testet lidhur me substancën narkotike. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar rreth 21 kg marihuanë dhe një veturë", thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

XS
SM
MD
LG