Ndërlidhjet

Suedia konfirmon për nëndetësen ilegale në territorin e saj


Suedia ka konfirmuar se një nëndetëse e huaj ka hyrë ilegalisht në ujërat e saj, në muajin tetor, por është ende e paqartë se cili shtet është pas kësaj ndërhyrjeje.

Kryeministri suedez Stefan Lofven tha sot se ndërhyrja në territorin suedez ishte një "shkelje serioze dhe e papranueshme nga një fuqi e huaj".

He tërhoqi vërejtjen duke thënë se "ata që mendojnë të futen në territorin suedez ilegalisht duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e madh qe iu kanoset atyre që përfshihen".

Suedia u vu në kërkim të nëndetëseve më 17 tetor, pasi mori raporte se po zhvillohet një aktivitet i dyshimtë nën ujërat e territorit të saj.

Pas një jave kërkimesh, kishte pasur spekulime se ky aktivitet i dyshimtë po bëhej nga një nëndetëse e dëmtuar ruse.

Moska i kishte kundërshtuar akuzat, duke i vënë fajin nëdetëseve të Holandës. Edhe Holanda i kishte mohuar këto akuza.

XS
SM
MD
LG