Ndërlidhjet

Beograd: Millan Beko qëllohet para shtëpisë së tij


 Milan Beko
Milan Beko

Një prej biznesmenëve më të mëdhenj të Serbisë u qëllua dhe u plagos jashtë shtëpisë së tij në Beograd, më 14 nëntor.

Media lokale thanë se 53-vjeçari, Millan Beko ishte qëlluar dy herë dhe është në spital në gjendje të rëndë.

Beko bëri pasurinë e tij në vitet 1990.

Ai ka shërbyer si ministër i Transformimit të Pronësisë - i cili mbikëqyri privatizimin në fund të viteve 1990 dhe u pa si njeri shumë i afërt i Sllobodan Millosheviqit.

Beko është marrë në pyetje nga policia vitin e kaluar në lidhje me një hetim të qeverisë të një marrëveshjeje të privatizimit të portit komercial të Danubit në Beogradit. Ai mohoi çdo keqbërje.

XS
SM
MD
LG