Ndërlidhjet

Fillon samiti i G20, Putin takon liderët perëndimorë


Ilustrim
Ilustrim

Në qytetin Brisbanë të Australisë, ka filluar takimi i samitit G20, ku po marrin pjesë liderë të vendeve më të fuqishme botërore.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me kryeministrin e Britanisë, David Cameron dhe presidentin francez, Francois Hollande.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka thënë se kriza në Ukrainë, ka qenë e vetmja temë që Presidenti rus ka biseduar me Cameron.

Ky takim po mbahet nën presionin e udhëheqësve perëndimorë ndaj Rusisë, për t’i dhënë fund dhunës në mes separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase në Ukrainën lindore.

Një ditë para nisjes së samitit, Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se ‘agresioni rus në lindje të Ukrainës, është kërcënim për botën’.

XS
SM
MD
LG