Ndërlidhjet

Bashkëpunim ekonomik mes Afganistanit dhe Pakistanit


Presidenti afgan, Ashraf Ghani, ( majtas) në takim me kryeministrin e Pakistanit, Nawaz Sharif.
Presidenti afgan, Ashraf Ghani, ( majtas) në takim me kryeministrin e Pakistanit, Nawaz Sharif.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, ka takuar sot në Islamabad, kryeministrin e Pakistanit, Nawaz Sharif, me të cilin ka biseduar për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.

“Kemi biseduar për një partneritet të fuqishëm ekonomik, për zgjerimin e tregtisë, investimeve dhe përmirësimin e infrastrukturës”, ka thënë Presidenti Ghani, pas takimit.

Ghani po ashtu ka takuar presidentin e Pakistanit, Mamnoon Hussain, dhe disa këshilltarë të tij, përfshirë edhe disa ministra.

Mes tyre është biseduar edhe për çështjen e sigurisë, që përfshin operacione të përbashkëta trajnimi për forcat e sigurisë dhe policisë kufitare.

Ky është takimi i parë i presidentit Ghani në Pakistan, prej se ka marrë postin e të parit të shtetit në shtator.

XS
SM
MD
LG