Ndërlidhjet

Putin s’do të largohet më herët nga G20-ta


G20
G20

Kremlini ka hedhur poshtë raportet se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, planifikon të largohet më herët nga samiti i vendeve më të industrializuara, G20, i cili po mbahet në Brizbën të Australisë.

Putin është përballur me presion nga udhëheqësit perëndimorë, pjesëmarrës në samit, për shkak të krizës në Ukrainë.

Një zyrtar i paidentifukuar rus u ka thënë agjencive perëndimore të lajmeve se Putin planifikon të largohet nga sesioni i punës më 16 nëntor, për shkak se duhet të ndjekë disa takime në Moskë.

Por, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është cituar nga agjencia Interfax të ketë thënë se Putin “do të largohet (nga samiti) kur të mbarojë e gjithë puna”.

G20-ta zhvillon punimet sot dhe nesër.

XS
SM
MD
LG