Ndërlidhjet

Protesta masive kundër qeverisë në Gjeorgji


Tbilisi
Tbilisi

Mbi 30,000 mbështetës të opozitës janë tubuar të shtunën në Tbilisi të Gjeorgjisë, për të protestuar kundër politikave të Rusisë dhe kundër mbështetjes së Kremlinit për rajonet separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.

Duke mbajtur flamuj të Gjeorgjisë dhe Ukrainës, si dhe pankarta ku shkruhej: “Putin ndalo”, protestuesit janë tubuar me thirrjet e partisë së ish-presidentit Mikheil Saakashvili.

Ky i fundit u është adresuar të tubuarve me video-lidhje nga Kievi.

Partia e Saakashvilit, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, akuzon Qeverinë e Gjeorgjisë për moskonfrontim me Rusinë, për shkak të ndarjes së Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.

Të mbështetura nga Kremlini, dy rajonet janë shkëputur nga Gjeorgjia pas luftërave civile në vitet 1990.

Moska ka njohur zyrtarisht pavarësinë e tyre pas luftës pesëditëshe me Gjeorgjinë, në gusht të vitit 2008.

XS
SM
MD
LG