Ndërlidhjet

Nis mbledhja e mbeturinave të fluturimit MH17


Ukrainë, 16 nëntor 2014.
Ukrainë, 16 nëntor 2014.

Autoritetet holandeze kanë thënë se punëtorët e ndihmës në lindje të Ukrainës kanë nisur të mbledhin mbeturinat e aeroplanit të rrëzuar malajzian, katër muaj pas incidentit.

Operacioni po kryhet nën mbikëqyrjen e hetuesve holandezë dhe të zyrtarëve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Ky operacion pritet të zgjasë rreth 10 ditë.

Aeroplani është rrëzuar në muajin qershor, pasi është sulmuar me një raketë, e cila dyshohet se është hedhur nga separatistët pro-rusë.

Të 298 njerëzit në bord kanë humbur jetën. Shumica e viktimave kanë qenë holandezë.

XS
SM
MD
LG