Ndërlidhjet

Karzai: SHBA me politikë të dyfishtë


Ish-presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Ish-presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Ish-presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur një “politikë të dyfishtë” në Afganistan, që ka çuar në zgjerimin e ekstremizmit në rajon.

Karzai i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 14 nëntor se disa zyrtarë të lartë të SHBA-së i kanë thënë atij se Pakistani fqinj strehon terroristët përgjegjës për sulmet brenda Afganistanit, porse i kanë kërkuar që të mos e ngrejë këtë çështje me liderët pakistanezë.

Në një intervistë ekskluzive në Kabul, Karzai ka thënë se SHBA-ja “ka inkurajuar edhe hajdutët për të vjedhur, edhe pronarin e shtëpisë për të ruajtur shtëpinë e tij”.

Sipas tij, lufta 13-vjeçare në Afganistan, ku do të mbeten 12,500 ushtarë të huaj edhe pas përfundimit të misionit luftarak ndërkombëtar më 31 dhjetor, nuk ka dhënë rezultatin e dëshiruar.

Karzai ka thënë se ekstremizmi jo vetëm që nuk është çrrënjosur, por edhe “është zgjeruar në rajon”.

XS
SM
MD
LG