Ndërlidhjet

Dyshohet se një francez, ka qenë pjesë e prerjes kokës së amerikanit


Peter Kassig
Peter Kassig

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, ka thënë se ‘ekziston një mundësi e madhe’ që një shtetas francez, ka qenë në mesin e militantëve të demaskuar, të paraqitur në një video, ku pretendojnë ekzekutimin e një punëtori të SHBA-ve dhe të ushtarëve sirian.

Një deklaratë të tillë, ministri francez e ka bërë sot, më 17 nëntor.

Sipas tij, ky person i dyshuar, besohet se është Maxime Hauchard, 22 vjeçar, nga veriu i Francës.

Ministri Cazeneuve, ka thënë se autoritetet janë duke e analizuar videon, dhe po e hulumtojnë Hauchard, i cili ka shkuar në Siri, në gusht 2013.

Video, e plasuar nga militantët e Shtetit Islamik (IS) më 16 nëntor, paraqet ata duke prerë kokën e amerikanit, Peter Kassig dhe të më së paku 18 të tjerëve që përshkruhen si ushtarë sirian.

Qytetarë të Francës, përbëjnë numrin më të lartë të vendeve Evropiane, që i janë bashkuar militantëve ekstremistë në Siri dhe Irak.

Sipas zyrës së prokurorit në Paris, rreth 1.100 njerëz janë nën mbikqyrje, dhe 95 të tjerë përballen me akuza, për përfshirje në luftën në Irak dhe Siri.

Ndryshe, Peter Kassig ka qenë duke ndihmuar viktimat e luftës në Siri, kur është marrë peng vitin e kaluar.

Ai është konvertuar në Islam derisa ka qenë në robëri dhe ka ndryshuar emrin nga Peter në Abdul Rahman Kassig.

XS
SM
MD
LG