Ndërlidhjet

BE, zgjeron sanksionet ndaj separatistëve pro-rusë


Ilustrim
Ilustrim

Gjatë takimit të ministrave të Jashtëm, të Bashkimit Evropian, sot, në Bruksel, është marrë vendim që të imponojnë më shumë sanksione ndaj separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Propozimi i tyre është që të zgjerojnë listën e separatistëve të sanksionuar ukrainas, deri në fund të këtij viti.

Kjo masë, ka për qëllim që të dëshmojë se BE, nuk i pranon zgjedhjet e 2 nëntorit, të organizuara në lindje të Ukrainës, nga separatistët pro-rusë.

Sanksionet pritet që të përfshijnë ngrirjen e pasurive dhe ndalimin e udhëtimeve.

Sa i përket Rusisë, në këtë takim, ministrat e Jashtëm të BE-së, nuk kanë marrë vendim që të shtojnë sanksionet ndaj saj, e cila akuzohet se po furnizon separatistët në lindje të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin, gjatë një vizite që ka zhvilluar në Bruksel, ka kërkuar nga BE, që t’i dërgojë mesazh të qartë Rusisë, se nëse vazhdon të destabilizojë Ukrainën, do të përballet me sanksione të reja.

XS
SM
MD
LG