Ndërlidhjet

Vdes në SHBA një kirurg me Ebola


Ilustrim
Ilustrim

Një kirurg, i cili është prekur nga Ebola në vendlindjen e tij Siera Leone, ka vdekur sot në një spital në Nebraska të Shteteve të Bashkuara.

Mjeku Martin Salia ka vdekur pak pas orës 4 të mëngjesit, ka konfirmuar zëdhënësi i Qendrës Mjekësore në Nebraska, Taylor Wilson.

“Dr Salia ka qenë në gjendje jashtëzakonisht kritike kur ka arritur këtu dhe, për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve tona, nuk kemi qenë në gjendje ta shpëtojmë”, ka thënë drejtori i njësisë ku është trajtuar, Phil Smith.

Salia ka arritur në SHBA të shtunën.

Virusi i Ebolës ka vrarë mbi 5,000 njerëz në Afrikën Perëndimore, përkatësisht në Liberi, Siera Leone dhe Guine.

XS
SM
MD
LG