Ndërlidhjet

Konstituohet presidenca e re e Bosnjes


Bakir Izetbegoviq, Dragan Çoviq dhe Mlladen Ivaniq.
Bakir Izetbegoviq, Dragan Çoviq dhe Mlladen Ivaniq.

Në Sarajevë është konstituuar sot presidenca e re e Bosnje dhe Hercegovinës.

Betimin për mandatin e ardhshëm katërvjeçar e kanë bërë anëtari serb i presidencës, Mlladen Ivaniq, ai kroat, Dragan Çoviq, dhe ai mysliman, Bakir Izetbegoviq.

Të zgjedhurit kanë fituar shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme të 12 tetorit.

Presidenca trepalëshe rrjedh nga Marrëveshja e Dejtonit, më 1995, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, por ka krijuar dy entitete të veçanta – Federatën Myslimano-Kroate dhe Republika Sërpskën.

XS
SM
MD
LG