Ndërlidhjet

Japonia në zgjedhje të parakohshme


Kryeministri i Japonisë, Shizno Abe.
Kryeministri i Japonisë, Shizno Abe.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka thirrur zgjedhjet e parakohshme, dy vjet para afatit.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se do të shpërbëjë parlamentin këtë javë.

Abe është zgjedhur dy vjet më parë me një plan ambicioz për të ringjallur ekonominë.

Por, të hënën është bërë e ditur se ekonomia e Japonisë është tkurrur për tremujorin e dytë me radhë, duke e lënë ekonominë e tretë më të madhe në botë në recesion teknik.

Bruto prodhimi i brendshëm ka rënë në 1.6 për qind nga korriku në shtator, krahasuar me parashikimet për 2.1 për qind rritje.

XS
SM
MD
LG