Ndërlidhjet

Kerry dënon vrasjet në sinagogën e Izraelit


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka dënuar sulmin në një sinagogë në Jerusalem, me ç’rast kanë humbur jetën katër persona.

Policia izraelite ka thënë se sulmues palestinezë, të armatosur me sëpata dhe thika, kanë vrarë katër besimtarë dhe kanë plagosur gjashtë të tjerë, para se janë qëlluar për vdekje nga autoritetet e rendit.

“Palestinezët kanë sulmuar hebrenj që janë lutur në sinagogë. Njerëzit që kanë shkuar për t’iu lutur Zottit në shenjtoren e sinagogës janë vrarë, në një akt të pastër të terrorizmit”, ka thënë Kerry.

Ai i ka bërë thirrje udhëheqjes palestineze që ta dënojë këtë akt në termat më të fuqishëm.

“Dhuna nuk ka vend askund”, ka thënë Kerry.

XS
SM
MD
LG