Një gjykatë në Ukrainë ka lriuar një shtetas rus, i cili është burgosur në vitin 2012 nën akuzat se ka bërë komplot për të vrarë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Gjykata në Odesa ka dënuar Adam Osmayevin me kohën që ka shërbyer – rreth dy vjet e nëntë muaj – për posedim të eksplozivëve të paligjshëm, dëmtim të pronës private dhe falsifikim.
Por, në kohën e tensioneve midis Moskës dhe Kievit për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës, autoritetet kanë hedhur poshtë akuzën për tentimvrasje kundër tij.
Osmayev, nga Çeçenia, është arrestuar në shkurt të vitit 2012 në Odesa.
Ekstradimi i tij në Rusi është ndaluar me kërkesë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.