Ndërlidhjet

Rusia i frikësohet, ‘Revolucionit me ngjyra’


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë të lartë rus, kanë thënë se Moska dhe Beijingu duhet të punojnë së bashku për të parandaluar të ashtuquajturën ‘Revolucionet me ngjyra’ (color revolutions), në këto dy vende.

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Anatoly Antonov, u ka thënë gazetarëve më 18 nëntor, se kërcënimi nga një revolucion i tillë, është diskutuar gjatë një takimi në Beijing mes ministrit të Mbrojtjes të Rusisë, Sergei Shoigu dhe homologut të tij nga Kina, Chang Wanquan.

Pas parasysh protestat e vazhdueshme pro-demokracisë në Hong Kong, ministrat kanë pranuar se ‘asnjë vend nuk është imunë ndaj revolucioneve me ngjyra’, ka thënë Antanov.

Ai ka thënë se ‘revolucionet me ngjyra’ janë eksperimente të perëndimit, përfshirë edhe të politikanëve amerikanë.

Sipas Antanov, shembull i fundit i ‘revolucionit me ngjyra’, kanë qenë ngjarjet në Ukrainë, ku ‘një grusht shteti u zhvillua’, duke lënë Ukrainën që të përballet me ‘vështirësi dhe sfida’.

Ndryshe, ‘revolucionet me ngjyra’ të njohura si ‘Color Revolutions’, janë term që përcakton një seri të trazirave masive në rrugë dhe protesta të popullsisë, që paraprakisht kanë një skenar, që në shumicën e rasteve përfundojnë me një ndryshim të regjimit politik, pa përfshirjen ushtarake dhe pa dhunë.

XS
SM
MD
LG