Ndërlidhjet

Rusia ndalon importin e mishit nga Mali i Zi


Ilustrim
Ilustrim

Rusia ka ndaluar importin e mishit nga Mali i Zi, ndërsa paralajmëron edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Agjencia e lajmeve Interfax, ka cituar drejtorin e ndërmarrjes për eksport dhe import në rusi, ‘Rosselkhoznadzor’, duke thënë se Mali i Zi, ka lejuar që të hyjë mish me certifikata të rreme nga ish-Republika Jugosllave.

Drejtori, Sergei Dankvert, thotë se një ndalesë e tillë ka mundësi që t’ju bëhet edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë, nëse këto dy vende deri më 24 nëntor, nuk hedhin poshtë dyshimet lidhur me certifikatat e tyre.

Mali i Zi, kryesisht ka importuar në Rusi, produkte të mishit të derrit.

Por, asistenti i Dankvert, Alexei Alekseyenko, thotë se Mali i Zi, "nuk ka qenë një lojtar i madh në tregun e produkteve të mishit të importuar’, duke shtuar se ky ndalim, ‘nuk do t’i bëj dëm vendit’.

XS
SM
MD
LG